Burrat e pasur që "blenë" Angela Martinin dhe Afërdita Dreshajn/ Si hoqën dorë nga karriera për martesën

Postuar: 13/03/2018 - 12:22

Angela Martini u bë një kohë relativisht e gjatë që nuk është shfaqur në asnjë televizion shqiptar për të dhënë ndonjë intervistë, pasi ka kohë që po jeton në SHBA dhe udhëtimet e vetme që bën, janë ato me bashkëshortin e saj për të shijuar martesën e tyre.

Megjithatë, duhet thënë se “Instagram”-i na ndihmon tepër për të parë se çfarë modelja shqiptare bën çdo ditë dhe me çfarë i kalon ditët, tashmë që jeton zyrtarisht në SHBA, pasi mbylli karrierën si modele.

Vetëm disa orë më parë, Angela ka postuar një certifikatë që ka marrë në “Instastory” dhe shkruan: “Arrita një synim që i kisha vënë vetes në jetë”! Po të shikoni motivacionin e certifikatës, bëhet fjalë për një organizatë joqeveritare, që i ka dhënë Angelas titullin e “shpëtimtares së jetës”, pasi kjo e fundit ka kryer një kurs të plotë për ndihmën e parë.

Gjithsesi, kjo është një punë për qejf, pasi ajo bën vërtetë jetë përrallash me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Çifti u martua në Los Anxhelos dhe vetëm pak pas martesës, ai i bëri dhuratë një supermakinë.

Gjithashtu edhe kolegia e saj, Afërdita Dreshaj, e cila shpalli datën e dasmës më datë 29 qershor, në Florida. Ka disa vite që Afërdita Dreshaj është shpërngulur në Amerikë, ndërkohë që në dhjetor të vitit 2017, i dashuri i saj milioner çek Jakub Kindl i bëri asaj propozimin që çdo vajzë do të dëshironte.

Në një nga hotelet më luksoze në Pragë, ai kishte përgatitur çdo gjë, duke bërë të dukej magjike. Duket se dhe Afërdita ka lënë gjithçka mënjanë e s’ka nevojë të punojë, për t’iu përkushtuar bashkëshortit të ardhshëm./PANORAMA PLUS

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dren Abazi është ndër këngëtarët shqiptarë mjaft të pëlqyer nga vajzat.

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.

   Rita Ora ka publikuar me videoklip këngën e re "Let you love me".

   Bebe Rexha shfaqet shumë elegante në rrugët e Parisit.

Këngëtarja e njohur nga Durrësi Zaimina Vasjari, para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë.

DJ Sardi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Një vit pasi u pushua nga puna pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, këngëtari Klajdi Musabelliu e gjen veten në Itali, pikëris

Këngëtarja Elhaida Dani do të sjellë së shpejti një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin australian, Nathaniel.

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë meshkujt që përmendin gruan e tij.