Alketa Vejsiu është një nga moderatoret dhe sipërmarrëset më të njohura në vend.

Por deri më tani nuk e dinim se ajo është bashkëshortja e një milioneri.

Moderatorja e famshme ka 14 vjet me partnerin e saj, i cili është një emër mjaft i njohur në botën e biznesit.

Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend. Por për shkak të punës së tij, Alketa ka refuzuar historikisht ta prezantojë bashkëshortin me publikun, ndërsa në rrjetet sociale fytyrën e tij nuk e ka nxjerrë kurrë.

Sidoqoftë, këtë vendim moderatorja e ka justifikuar duke thënë se familjen e ka shumë të shenjtë për ta ndarë me publikun.- shkruan Konica.al.

“Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos kufizojmë njëri-tjetrin në gjëra që cenojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!”, ka thënë Alketa në vitin 2015.