Çfarë fshihet pas kafes turke, Ermal Mamaqi dhe Tolgahan Sayisman në një projekt ndërkombëtar?

22/05/2018 - 13:17

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, kohët e fundit janë vënë në qendër të mediave shqiptare, por edhe atyre turke. Bukuroshja shqiptare, prej disa javësh drejton "Dancing with the stars" në Vizion Plus, por edhe partneri i saj, me projektet e reja, është gjithashtu i ndjekur nga sytë kureshtarë.

Pak javë më parë, kur Almeda ishte e ftuar në "Xing me Ermalin" në Tv Klan, në një linjë direkte nga Turqia ishte i ftuar edhe Tolga për të përshëndetur publikun shqiptar.

Ndërsa këtë herë, i ftuar është Ermali. Nga Stambolli, çifti kanë pritur moderatorin e Tv Klan dhe, me sa mësohet, jo vetëm dhe thjesht për një darkë miqësore. Apo një kafe turke.

Siç shkruan Xing.al, darka në pallatin luksoz Çiragan në Stamboll, ka edhe një qëllim shumë të rëndësishëm për Ermalin, por edhe për Tolgahan gjithashtu.

Ermali, pritet të vërë në jetë një projekt të madh ndërkombëtar, në të cilin do të përfshihet edhe aktori turk. Meqenëse Tolga njihet për rolet në serialet turke, ndoshta i radhës është një format i tillë, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete pas "kafes" turke të Ermalit dhe Tolgës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sfidës më të re të postimeve në rrjetet sociale, nën hashtagun “10 years challenge”, i është bashkuar edhe moderatorja simpatike e progra

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi po kthehet në emrin më të pëlqyer për të performuar në eventet sportive.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo është bërë pjesë e sfidës më të re të rrjeteteve sociale, e cila konstaton në publikimin e një

Balerina e njohur Klaudia Pepa publikoi një ditë më parë një foto ku ishte e veshur me një fustan madhështor teksa e mbante në ajër koleg

Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi është bërë përsëri baba. Sot kanë ardhur në jetë binjakët Elia dhe Erald.

Këngëtarja e njohur nga Barbados, Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka çuar në gjykatë babain e saj Ronald Fent

Një prej këngëtareve më të njohura në Serbi, Mina Kostiç ka mbajtur të fshehtë identitetin e saj të vërtetë për një kohë të gjatë.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë 11 vite bashkë dhe janë ndër çiftet më të dashura showbiz-it.

Ajo është një nga gazetaret më të njohura në vend që ka ditur gjithmonë të jetë në fokus të mediave, jo vetëm për shkak të angazhimit pro