Charlie Sheen ka dhënë 7,500 funte familjes së paparacit i cili kishte vdekur derisa po tentonte ta fotografonte Justin Bieber.

Ish-aktori i serialit televiziv “Two and a Half Men”, ka nënshkruar një çek për të mbuluar shpenzimet e furnealit të Christpoher James Guerra, që ishte goditur nga një veturë në Los Anxhelos derisa po punonte në ditën e vitit të ri.

Derisa edhe ai ishte cak i këtij paparaci, Sheen ka thënë se i ishte thyer zemra kur dëgjoi për vdekjen e tij.

“Në një aksident të tillë, fshihen vijat në mes fotografit dhe cakut të tij. Është një moment i pafalshëm që na tregon se ne duhet të punojmë që të mos ndodhin më në të ardhmën. Si një prind, ne nuk pajtohemi që ta varrosim fëmijën tonë. Ngushëllime për familjen”, thuhet në një komunikat të Sheen.

29 vjeçari do të varroset me një ceremoni private.