Charlize Theron (43), ka folur në një intervistë të fundit sesi ajo kishte përfunduar duke marrë drogë, kur ishte tek të 20-tat, kurse pasi kishte mbushur 30 vjeçe ajo kishte filluar edhe një betejë me alkoolin, madje kishte shkuar në rehabilitim.

Aktorja Charlize Theron me në fund ka qenë e hapur në një intervistë ku ka thënë se vetëm pasi ka mbushur 40 vjeçe ka gjetur “paqe me vetveten”.

Aktorja e “Long Shot” (43), ka treguar se ajo e ka ndjerë presionin e jetës me plot përvoja, ndersa ka udhëtuar nëpër botë.

Gjatë një interviste me Marie Claire, Charlize po ashtu ka pranuar që duke bërë këto gjëra ajo ka parë që është e gatshme që tani të jetojë e qetë, të  këtë fëmijë, pa u penduar për ato që ka bërë në të kaluarën.