Vetëm pak kohë më parë Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra e pranuan se janë në një lidhje dashurie.

Por duket se menjëherë pas konfirmimit të këtij lajmi, një tjetër e re vjen nga çifti i këngëtarëve.

Sipas burimeve të gazetës "Express" ata do të organizojnë fejesën mbrëmjen e sotme.

Kjo gjë është konfirmuar nga menaxheri i Seldit, i cili tha se ata kanë vendosur të fejohen.

Fejesa do të bëhet në Zvicër me një festë private me rrethin e ngushtë familjar”, tha Selimi.

Epo duket se ky qenka viti i martesave e fejesave në showbiz!