Katie Holmes dhe Jamie Foxx i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 6-vjeçare. Lidhja e tyre u bë publike në mbrëmjen e Met Gala, në fillim të majit edhe pse ata ishin bashkë prej vitesh. 

Sipas revistës "People" ata nuk janë më bashkë. Lajmi i ndarjes u bë publik tri ditë pasi Jamie u pa i shoqëruar dhe i kapur përdore me këngëtaren Sela Wave, në një klub nate në Los Angeles.

Edhe pse burime për People u shprehën se ajo është thjesht një këngëtare e re, të cilën ai po mundohet ta ndihmojë për të hyrë në botën e muzikës, mundësitë që mes tyre të ketë diçka janë të shumta, nisur edhe nga mënyra si ata silleshin.

Gjithashtu burimet shtuan se Katie ka thënë se Jamie mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij, sepse ata s’janë më bashkë.