Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është mjaft e ndjekur në rrjete sociale dhe padyshim, postimet e saj janë mjaft të komentuara.

Së fundmi, Lori ka zgjedhur t'iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, njëri prej të cilëve e pyet;

"Cili është mësimi më i madh që mamaja juaj ju ka mësuar?"

"Si të qëndrosh e butë teksa vazhdon të jesh e fortë. Ajo është një mjeshtre në këtë gjë. Ajo femër ja ka dalë përballë çdo gjëje dhe vazhdon të bëjë më të mirën për të gjithë, pa pritur asgjë në këmbim. Çdokush ka nevojë për të në këtë jetë", përgjigjet Lori në "Instastory".