SHBA, 07 mars 2013 – Janë gjithnjë e më të shpeshtë zërat se George Clooney dhe e dashura e tij Stacy Keiber po kalojnë një moment krize në marrëdhënien e tyre.

Prej një viti e gjysëm aktori i njohur i Hollivudit dhe bukuroshja ish yll i ërestling janë të lidhur, por siç bën të ditur Us Weekly, pasioni mes të dyve ka ardhur duke u zbehur.

Sipas disa burimeve shkak është bërë fakti se nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Madje edhe diferenca e moshës mes tyre, 18 vjet, ka nisur të ndihet. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/