Vite më parë, këngëtarja e cila jeton prej kohësh në SHBA, Linda Halimi, mori pjesë në festivalin që organizon Radio Televizioni Shqiptarë çdo fundvit.

Këngëtarja u shpall fituese me këngën e saj “World” që më pas konkurroi në Eurovizion.

Dhe së fundmi, këngëtarja ka hapur për të gjithë ndjekësit e saj rubrikën “Më pyesni dhe ju përgjigjem”.

Një nga pyetjet që Linda i ka habitur të gjithë më përgjigjen ishte:

“A do të rikthehesh në festivalin Kënga Magjike apo në festivalin e RTSH-së”?

Dhe Linda i është përgjigjur:

“Të ardhmes si dihet! Por momentalisht RTSH akoma më ka borxhe kështu që s'besoj”, është shprehur Halimi.