Këngëtarja Dafina Zeqiri duket se ka harruar armiqësinë e saj me Tunën. Dyshja kishte përfunduar shoqërinë e ngushtë pas një debati të ashpër, ku u publikuan edhe incizime ku Dafina sulmonte Tunën.

Pavarësisht se ato së bashku kishin pasur sukses të konsiderueshëm tashmë duket se edhe kësaj armiqësie i ka ardhur fundi.

Kjo shihet në një koment të Dafinës që ka bërë tek Tuna ku ka dërguar emojit me duartrokitje.

Ky koment i Dafinës nuk ka kaluar pa u përshëndetur edhe nga fansat e të dyja këngëtarëve, të cilët i kanë lutur të bëjnë ndonjë bashkëpunim apo edhe Dafina të bëjë ndonjë album si Tuna.