Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri është pjesë e videoklipit më të ri të reperit me famë botërore, French Montana. "Famous" titullohet kënga të cilën e ka lançuar së fundmi.

"Faleminderit sërish që më le të jem pjesë e këtij projekti të bukur", ka shkruar Dafina Zeqiri në një postim në Instagram.

Kjo s’është hera e parë që të dy këngëtarët bashkëpunojnë. Në këngën "Four Seasons"të Dafina Zeqirit, në videoklip ishte pikërisht Montana.