Dafina Zeqiri gjithmonë është diferencuar nga kolegët e saj, për stilin e veçantë që sjell në tregun muzikor. Të padiskutueshme për tu shndërruar në hit, këngët e saj dëgjohen e preferohen nga një numër i lartë muzikëdashës.

Në postimin e saj të fundit në instagram, Dafi lajmëron lançimin e projektit të ri muzikor “Told Ya”, i cili sapo është publikuar në iTunes dhe Spotify. Ky projekt mban firmën e shtëpisë diskografike “The Superiors” ku teksti është në gjuhën angleze.

Ajo prej kohësh është zhvendosur në Amerikë, ndërsa kënga e parë që ka publikuar për tregun ndërkombëtar ishte ‘Four Season’.