Këngëtarja Dafina Zeqiri pritej të performonte në festivalin "Sunny Hill" i organizuar fundjavën që lamë pas në Prishtinë nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Por Daffi nuk ka marrë pjesë në festival pasi siç e shpjegon ajo në një postim në InstaStory, data kur i kërkohej asaj të kendonte në festival, ishte zënë prej kohësh me koncerte dhe ishte e pamundur që të merrte pjesë.

Këngëtarja shkruan se e vetmja datë e lirë që të performonte ishte 12 gushti mirëpo asaj iu kërkua nga organizatorët të këndonte me datë 11 në "Sunny Hill".