"Dashnorja e Tristan", Khloe Kardashian thyen heshtjen: Dua të them të vërtetën time!

12/06/2019 - 11:48

Khloe Kardashian ka thyer heshtjen në lidhje me thashethemet se ajo ishte dashnorja e Tristan Thompson, ndërkohë që basketbollisti ishte në lidhje me nënën e fëmijës së tij, Jordan Craig.

Në një postim në Instagram, ylli i televizioneve zbuloi të vërtetën e saj teksa tregoi detaje rreth marrëdhënies me Thompson, e cila filloi në vitin 2017.

"Dua të them të vërtetën time. Merreni si të doni. E vërteta ime është se dola me Tristan sepse ai donte të kishte një lidhje me mua. Një mik i përbashkët na njohu."

Pasi kishin dalë disa herë, basketbollisti i tregoi se ish e dashura e tij ishte shtatzënë, duke ju referuar Jordan Craig.

"Sigurisht isha ngurruese rreth asaj që kishim bashkë, të vazhdonin thjesht të dilnim apo të fillonim një marrëdhënie,"-shtoi Kardashian. "Ai më tha se marrëdhënia mes tyre kishte marrë fund shumë kohë para se ne të takoheshim. Miqtë e tij më të mirë, bashkëpunëtorët në biznes, madje dhe nëna e tij më thanë se Tristan dhe ish-i i tij ishin ndarë para se të takoheshim."

Khloe theksoi se do ndihej shumë keq nëse Thompson dhe rrethi i tij i ngushtë do e kishin gënjyer.

"Kjo është e vërteta ime. E vërteta që unë besoja. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta, ndihem e keqardhur që Tristan dhe rrethi i tij i brendshëm ta bënin diçka të tillë. Lutem që kjo të jetë e vërteta. Me të vërtetë nuk e di çfarë të besoj. Më vjen tërësisht shumë keq. Më vjen keq për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar. Asnjë grua nuk e meriton diçka të tillë."

Khloe u konsiderua si "dashnorja" e Tristan në një kërkesë për mbështetjen e fëmijës të paraqitur nga Craig në nëntor. Ajo pretendoi se kur mësoi lidhjen e tradhtisë mes tyre u largua nga shtëpia që ndante me basketbollistin. Khloe gjithashtu ka një fëmijë me Thompson, me të cilin u nda për shkak të tradhtive të shumta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jennifer Aniston nuk i rezistoi dot rrjetit social Instagram,.

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin.

Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur Jeremy Renner e akuzon këtë të fundit për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizz-it dhe shpesh herë është në qendër të vëmendjes për p

Reperja shqiptare, Tayna po korr suksese të njëpasnjëshme jo vetëm brenda kufijve shqiptarë.

Aktorja durrsake e ka pranuar edhe njëherë se është shumë e dashuruar.

Kylie Jenner realizoi një seancë pyetje-përgjigje me fansat e saj në Instagram dhe kryesisht, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Stormi-n,

Pak kohë më parë, disa foto të një vajze, e cila ka një ngjashmëri të “frikshme” me Selena Gomez, u bënë virale në internet.

Prej vitesh moderatori Ardit Gjebrea drejton spektalin "E diela shqiptare", pjesë e të cilit janë rubrika të ndryshme.