Dennis Rodman: Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë

20/09/2019 - 11:37

25 vite pas lidhjes të shkurtër, por të shumëpërfolur, Dennis Rodman zbulon një prapaskenë pikante të “flirt”-it të tij me këngëtaren e famshme Madona.

Më tha se, në rast se do ta lija shtatzënë, do më të jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër.”

58-vjeçari, ish-basketbollist i Chicago Bulls në kohën e Michael Jordan, kujtoi më tej me rastin e promocionit të një dokumentari të jetës së tij, sesi Madona kërkonte me çdo kusht të kishte fëmijë:

“Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave.”

Rodman kujton një tjetër episod mjaft interesant me yllin e popit, kur ishte pjesë e Sam Atonio Spurs.

“Ishte ndeshja e fundit e sezonit, ajo ishte ulur në rreshtin e parë. Pas takimit, e gjeta të ulur para dollapit tim, në dhomën e zhveshjes, por unë nuk e kisha ftuar. Shokët e mi të skuadrës kishin mbetur të gjithë të surprizuar, por edhe pse kishin në duar vetëm një peshqir, u vunë në radhë për të bërë foto me të. Më pas, shkuan në shtëpinë e saj. Kështu e jetoja jetën në atë kohë, isha një lojtar basketbolli, por edhe një “rock star”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las

Reperi i njohur Noizy ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli për fëmijërinë e tij dhe momentin k

Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri dhe kolegu i saj DJ Geek nisën pak kohë më parë një lidhje dashurie.

Karantina dhe kriza ekonomike ka prekur edhe Al Bano-n, që nuk mund t’u kthehet koncerteve live, dhe si shumë sipërmarrës është i shqetës

Moderatorja Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj të shumtë, detaje nga jeta e saj

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i ftuar në emisionin ‘E Diell’ tregoi më shumë detaje rreth jetës private po ashtu dhe asaj profesion

Duke qenë se koronavirusi preku çdo sektor ekonomik, edhe këngëtarët shqiptarë kanë pësuar humbje gjatë kësaj periudhe.

Programi “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan solli intervistën me stilistin e njohur Joni Peçi.