“Kler Shalsi erdhi në jetë ❤”. Me këtë njoftim të shkurtër dhe me një foto nga dora e vogëlushes, deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka lajmëruar ardhjen në jetë të vajzës së tij.

Urimin e parë e ka marrë nga kolegia e tij Vasilika Hysi, e më pas kanë vërshuar urimet e tjera nga miq, të afërm dhe kolegë në rrjetin social.

Eduard Shalsi është i martuar me znj. Eranda Shalsi dhe ka 2 fëmijë më të mëdhenj, Patrikun dhe Samuelin.