Deputetja e Dibrës, Reme Lala, e cila pak muaj më parë u bashkua me Partinë Socialiste, ditën e parë të Parlamentit pas pushimeve u shfaq me një veshje super luksoze.

Me linja të holla dhe një portret të këndshëm, duhet thënë se Reme duket bukur me çdolloj veshjeje. Por kësaj here, për t’u dukur kaq mirë, kishte shpenzuar jo pak para, siç duket nga fotoja e publikuar nga Panorama Plus. 

Krahas pantallonave të zeza dhe këmishës së kuqe, ajo kishte një çantë "Chanel" të zezë, ku dihet që çmimi i tyre arrin disa mijëra euro dhe këpucët nga marka “"Loubotin" që shkojnë rreth 1 mijë euro. Goxha mirë si fillim sezoni!