A dëshiron Majlinda Bregu të bëhet kryeministre?

19/03/2019 - 08:35

Sapo u ngjit në skenën e “Në kuthin e Piter Pan”, në Tv Klan, zonja Majlinda Bregu iu përgjigj pyetjeve të Eno Bimblit. Ai donte të dinte nga politikanja nëse do të dëshironte që një ditë të bëhej kryeministre. Teksa tha se puna që bën aktualisht si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit është tejet e rëndësishme, zonja Bregu u shpreh se për të qenë Kryeministre nuk mjafton vetëm dëshira.

Dëgjova Alketën duke thënë që ti je lidere. Një ditë do të donit të ishit Kryeministre?

“Unë kam ikur po bëj një punë tjetër tani, që është pak më e rëndësishme sesa vetëm Kryeministre. Nuk e bëj dot, pastaj nuk mendoj se mjafton vetëm dëshira për të qenë Kryeministre. Duhet të dish ta bësh, sepse qejf mund të kenë shumë, por nuk e bëjnë dot të gjithë”.

Po nuk është edhe aq, sepse populli e zgjedh kryeministrin…

“Ai është halli, të të zgjedhë populli, se po nuk do të zgjodhi çfarë do bësh, bëhesh dot mezor pastaj? Nuk bëhesh…”

Domethënë thotë kryeministri diçka? Do e zgjedhë populli a do të ndodhë apo jo, nuk e zgjedh Kryeministri.

“Jo jo kryeministri duhet të dëgjojë, po të jetë i mençur duhet të dëgjojë se çfarë thotë populli sigurisht”.

Eno e pyeti ish-ministren e Integrimit gjithashtu nëse ishte dakord me shprehjen “kazan”, që përdor shpesh Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar mediave.

Juve jeni dakord që na thotë Edi Rama prezantuesit/gazetarët janë kazanë?

“Unë kam punuar gazetare për disa vite dhe kam shumë miq gazetarë, që janë shumë të mirë. Edhe dinë të shkruajnë mirë, edhe dinë të bëjnë një lajm shumë mirë dhe dinë të jenë të vërtetë. Po ka ca të tjerë, që nuk janë gazetarë, por venë ca si gjoba, edhe ata janë më llum se kazani në fakt. Ka disa që e kanë bërë pis…”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditët e fundit, këngëtarja Lady Gaga ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi aludohet se është shkaku që marrëdhënia mes Irina Shayk dhe Bra

Adele nuk e ka fshehur asnjëherë që është një superfanse e Spice Girls dhe nuk mund të mungonte në koncertin e tyre të fundit në stadiumi

Janë bërë tri vjet që kur Angelina Jolie njoftoi se ajo dhe Brad Pitt ishin ndarë pas 12 vjetësh së bashku, përfshirë dy vjet martesë.

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi është martuar me reperin e njohur me ngjyrë Big D, i cili është edhe menaxheri i saj.

Është padiskutim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por duket se Ledri Vula ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja.

Aktorja Bella Thorne ka vendosur t’i përballojë kërcënimet per fotot nudo në një mënyrë ndryshe: i parapriu duke i postuar vetë ajo.

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare me origjinë shqiptare që po korrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngëtarja e famshme, Rita Ora është shfaqur shumë seksi dhe provokuese në rrugët e Londrës.

Edhe pse e shkëputur nga ekrani prej kohësh, moderatorja bukuroshe Marina Vjollca është mjaft aktive në rrjete sociale.