Luis Fonsi ka marrë shtatë tituj Guinness World Records falë këngës që kryesoi listat e tabelave në janar 2017.

Në faqen e internetit të Guinness World Record, gjyqtari zyrtar Ralph Hannah, i cili i dha titujt këngëtarit, tha: "Në emër të GWR, është një nder të njohim zyrtarisht Luis Fonsi për suksesin e tij në mbarë botën me 'Despacito'."

Ja kush janë rekorde që kënga hit ka thyer:

1- Kënga që qëndroi më shumë javë në top listën Latine të Billboard

2- Videoja muzikore më e shikuar online

3- Videoja muzikore më e pëlqyer online

4-Videoja muzikore më e shikuar në YouTube

5- Kënga më e dëgjuar në botë

6- Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime

7- Videoja më e shikuar online