Dikur të burgosur, sot të famshëm

14/12/2012 - 11:57

 

 

Janë të famshëm me rolet e tyre, por edhe me shkrime, mirëpo para se të marrin këtë famë ata ishin të burgosur. Po sjellim disa nga njerëzit e njohur që bënë famë pas largimit nga burgu.

Al Pacino

Al Pacino u bë i njohur në rolin e një gangsteri te “Njeriu me shenjë”. Armët kanë qenë gjithashtu pjesë reale e jetës së aktorit, i cili në vitin 1961 u dënua me tri ditë, pasi mbante në makinë armë pa leje dhe tre personat që ishin në makinë me të mbanin maska dhe dorashka të zeza.

Frank Sinatra

Arsyeja e arrestimit të këngëtarit të madh amerikan, Frank Sinatra, mund të duket qesharake në ditët e sotme. Në vitin 1938 ai u arrestua në New Jersey dhe u dënua pasi kishte lidhje me një grua të martuar. Ai nuk vuajti dënim pasi akuza ra poshtë pas disa kohësh.

Mel Gibson

Në vitin 2006 aktori i njohur Mel Gibson u përfshi në një sërë incidentesh një ndër të cilat ishin komentet e tij në lidhje me hebrenjtë. Arrestimi i tij ndodhi në korrik 2006, pasi policia e ndaloi teksa ngiste makinën në gjendje të dehur, një arsye kjo që ka bërë shumë persona të Hollywoodit të kalojnë të paktën një natë në burg.

Mike Tyson

Ish-kampioni i boksit, Myke Tyson, është arrestuar dy herë. Një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2006. Në vitin 2006 ai u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe për mbajtje kokaine teksa po dilte nga një lokal në Arizona. Ai qëndroi një natë në burg dhe doli pasoi pagoi garancinë.

Nelson Mandela

Nelson Mandela është një ndër të burgosurve më të famshëm në botë. Kanë qenë pikërisht 27 vjetët e tij në burg, të cilat e kanë bërë një personazh aq të famshëm. Pas daljes nga burgu, Mandela u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur në zgjedhje plotësisht demokratike.

Sophia Loren

Sophia Loren është një ndër aktoret dhe femrat më të famshme në botë e jo vetëm në Itali. Në vitin 1982 fotot e saj pushtuan faqet e para të gazetave jo për bukurinë e saj, por për problemet me ligjin. Ajo u dënua me 18 ditë burg për shkak se kishte shmangur taksat, por kjo s’e dëmtoi popullaritetin e saj.

Bill Gates

Bill Gates është ndër njerëzit më të pasur në botë, por para shumë vjetëve ka pasur raste kur nuk u ka qëndruar larg telasheve. Para tridhjetë vjetësh ai është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e trafikut, por detajet kanë humbur me kalimin e viteve.

Miguel de Cervantes

1547 – 1616

Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre vjetëve, ai përfundoi në burgun “Crown Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare.

Volteri

1694 – 1778

Që herët Volteri kishte probleme me autoritet për shkak të sulmeve të tij energjike ndaj qeverisë dhe kishës katolike. Këto aktivitete bënë që ai të burgosej dhe dëbohej disa herë. Në vitin 1717 ai u përfshi në komplotin e Giulio Alberonit kundër dukës së Orleanit. Ai u akuzua se kishte shkruar vjersha satirike kundër aristokracisë dhe për këtë u dënua në Bastijë për 11 muaj.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ylli i muzikës, Ermal Meta, ka publikuar këngën e tij më të re që është një bashkëpunim me të famshmin Bugo.

Gianna Floyd, vajza e George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë nga një polic i bardhë në Minneapolis javën e kaluar, është vetë

Lufta dhe përpjekjet për t’u bërë VIP (Very Important Person – Person shumë i rëndësishëm) janë bërë karakteristikë dalluese e epokës që

E ftuar në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News ishte e ftuar gazetarja Genta Hodo, e cila verën e kaluar pati konflikt me reperin Seven Sar

Karantina nuk paska ndikuar aspak mirë në marrëdhënien e Kim dhe Kanye West.

Janë bërë prindër për herë të parë. Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër të një djali. 

Së fundmi pjesë e protestave në SHBA për vdekjen e George Floyd ka qenë edhe reperi i famshëm botëror Tayga. 

Tashmë u kthyen në traditë intervistat e prestigjiozes ‘Vogue’ me personazhe të njohur, për të zbuluar mënyrat si po e kalojnë karantinën

Mediat amerikane thonë së fundmi se Meghan Markle ankohet se kunata e saj në pallatin mbretëror britanik Kate Middleton, mjafton të kërca