DJ i famshëm Diplo ka një miqësi të veçantë me dy këngëtaret nga Kosova, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, artisiti me famë botërore bëri një dedikim të veçantë për të gjitha artistet kosovare që po arrijnë majat e suksesit.

"Vajzat kosovare po pushtojnë botën,"-shkruan Diplo në përshkrimin e fotos përkrah Era Istrefit.

Nuk ka munguar komenti i këngëtares, e cila shkroi: “O Zot i madh, të dua.”