DJ Sardi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ai është po ashtu edhe një ndër personazhet më të komentuar dhe shpesh është bërë pjesë e ekranit në juritë e spektakleve të ndryshme.

Ndërkohë, publiku di shumë pak për jetën privatë të tij. Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se Dj Sardi nuk është i vetmi i njohur në familjen e tij. Ai është vëllai i spikeres së njohur të lajmeve në Tv Klan, Fjoralba Mishaxhi, e cila prej kohësh nuk është më pjesë e ekranit pasi jeton në Angli.