Aktorja Dakota Johnson dhe Chris Martin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare. Thuhet se këngëtari i njohur 42-vjeçar iu ka thënë miqve të tij se është sërish beqar, pasi marrëdhënia me aktoren 29-vjeçare nuk ka shkuar siç duhet.

Burime paranë Chris kanë treguar për “The Sun” se ndarja mes tyre erdhi e papritur. “Ata menduan të fejoheshin, por tani ai thotë se janë ndarë, gjë që ka ardhur si një surprizë e vërtetë për të gjithë. Chris dhe Dakota dukeshin gjithmonë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe të qetë”, kanë treguar burime pranë tyre.

Për herë të fundit ata janë parë pranë njëri-tjetrit në nëntor të vitit të kaluar.