"Kurrë mos thuaj kurrë", kështu i është përgjigjur Kris Jenner pyetjes nëse do të martohet sërish.

Kris u martua për herë të parë me Robert Kardashian nga viti 1978-1991 dhe bënë katër fëmijë së bashku: Kourney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian dhe Rob Kardashian.

"Një nga keqardhjet e mia më të mëdha është se ajo martesë u shpërbë,"– tha Jenner për Harvey Levin në një episod të Fox's OBJECTified.

Pas divorcit, Kris u martua me atletin Bruce Jenner (tani transgjinori Caitlyn Jenner) dhe kanë dy vajza së bashku Kylie e Kendall Jenner. Të dy njoftuan ndarjen në tetor të vitit 2013 dhe përfunduan divorcin e tyre në dhjetor të 2014-ës.