"A do të martohet sërish Pirro Çako", ja çfarë thotë kantautori!

16/04/2018 - 22:24

   “Çfarë të pëlqeu të gruaja jote e parë që u ndave?” ishte një prej pyetjeve të fëmijëve mbrëmjen e sotme në Kurthin e Piter Panit, që iu drejtua kantautorit të njohur Pirro Çako.

Edhe pse u përpoq t’i kalonte me sportivitet, Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth. Megjithatë, nuk la pa përgjigje disa prej pyetjeve më picante të fëmijëve.

Divorci i bujshëm me sopranon e njohur Inva Mula e ka shoqëruar Pirron edhe shumë vite pas. Megjithëse ai përpiqet ta shmangë këtë pjesë, sërish e ka të pamundur të shmangë pyetjet sa herë gjendet në intervista televizive.

Por a do të martohet sërish? Edhe kjo ishte një pyetje e beftë, së cilës, ai sërish iu përgjigj me sportivitet: “Po edhe kur je beqar, si i martuar je…” – tha me të qeshur, por nuk i kënaqi fëmijët me këtë përgjigje.

“Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës” – tha kantautori duke mos lënë asnjë hapësirë për aludime dhe për lajme rozë… Nuk deshi të binte në kurth./Revista Class

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ariana Grande ka hyrë në historinë e Billboard Hot 100.  Këngëtarja është e para artiste që mban tre vendet e para të Billboard në të një

Katër muaj pas ngjarjes tragjike në ish-Bllok, ku u përfshi i fejuari i saj Ervin Mata, Elvana Gjata vendosi të rikthehej në skenë dhe në

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë zyrtarisht për shkak të tradhtisë.

Të përjetosh divorcin nuk është e thjeshtë, por ama disa emra të njohur shqiptarë kanë mundur të ringrihen, të rinisin jetën pas ndarjes

Pasi lansoi këngën “Boll u bo tuj vuajt”, Luana Vjollca mendon se i meriton disa pushime dhe për këtë ajo ka zgjedhur Austrinë

'Të dua shumë' janë fjalët në shqip me të cilat bashkëshorti ka zgjedhur t'i urojë ditëlindjen Almedës.

Mbrëmjen e djeshme ka nisur edhe edicioni i dytë i emisionit "Në kurthin e Piter Panit" në TV Klan.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar surprizën që ka përgatitur prej ditësh në bashkëpunim me këngëtaren Jonida Maliqi

Çdo detaj i paraqitjes së një personazhi të njohur për publikun ka rëndësi dhe kështu ishte dhe rikthimi i Elvana Gjatës pas kaq shumë ko

Sot ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të pëlqyer në botë. Por kush e zbuloi talentin e Dua Lipës?