Fëmijët e “Në Kurthin e Piter Pan” donin të dinin me ngulm për marrëdhënien mes Gentian Zelenajt dhe bashkëshortes e tij. Ata e pyetën drejtuesin e “Stop” nëse e kishte frikë gruan kur i bërtiste, por edhe për marrëdhënien e saj me nenën e tij.

Ti ke thënë se gruaja jote është pak më e fortë se ty. A ke frikë kur të bërtet ajo?

“Që ta sqarojmë njëherë e mirë, ta marrë vesh edhe gruaja ime. Gruaja ime është komandanti”.

Dihet që gratë janë më punëtore…

“Janë sidomos më të zgjuara. Ekziston një shprehje shumë e bukur. Burri është tota, kurse gruaja është qafa që lëviz totën”.

A e ka zbutur gruaja juaj vjehrrën?

“Nuk ka gjë më të bukur për një burrë të shikojë që në një moment të caktuar nusja e tij dhe vjehrra, pra nëna e tij bëhen të dyja bashkë që bën kundër burrit”./tvklan