Durrsakja Jolanda Dhamo tenton rikthimin dhe suksesin e viteve 80-të

Postuar: 18/08/2013 - 11:44

DURRES, 18 gusht 2013 - Paparaci fotografon këngëtaren 49-vjeçare në vendlindjen e saj, Durrës.

Edhe pse kur ajo u ngjit në skenë në vitin 1981 ishte vetëm 16 vjeçe, atëherë bukuria dhe trupi i gjatë ishin një plus për të, si për të gjitha këngëtaret e vërteta. Ka qenë e privilegjuar dhe ndër këngëtaret më të mira në atë kohë, dhe aktualisht ka arritur të zgjerojë repertorin e saj me shumë këngë të lehta, popullore e ritmike për sa i perket muzikës. Por, nëse do keni kuriozitet ta shikoni se si e ruan bukurinë dhe pamjen tashmë Jolanda Dhamo, keni këto foto të shkrepura nga paparaci ynë këtë javë në plazhin e Durrësit. Edhe pse në Shqipëri ajo tashmë udhëton shpesh për koncerte, pushimet s’i kishte kaluar asnjëherë këtu, që pas largimit të saj në Greqi në vitin 1991.

Këngëtarja e njohur është fotografuar duke bërë plazh për herë të parë në qytetin e saj të lindjes, ndërsa ka qenë duke marrë rreze në plazhin e këtij qyteti, ku ka dhe një shtëpi të sajën, që ka shërbyer dhe si pikë referimi për ta fotografuar në befasi në bikini. Nuk e kishim parë të pushontë në Shqipëri ndonjëherë që pas largimit të saj në Athinë (Greqi) 22 vite më parë me familjen, bashkëshortin dhe djalin tashmë 28-vjeçar Misha, i cili është një informaticien në profesion. “Pushimet i bëj gjithmonë jashtë, pasi edhe koncertet e mia i kam në vende të ndryshme të Europës, deri në Londër, ku është dhe koncerti im i radhës”, ka pohuar Jolanda. Sapo është kthyer nga pushime dyjavore në Spanjë, për vazhdimin e projekteve të saj artistike këtu, pas klipit që ka nxjerrë së fundi me muzikë të Gjergj Jorgaqit. Rikthimin e saj në një skenë festivali, Jolanda e bëri para tri vitesh në “Top Fest 7”, ku nuk ngurroi të hynte në garë me artistët e rinj, për herë të parë pas konkurrimit në festivalin e RTSH-së në vitin ’89. Gjatë këtyre viteve, ajo s’e ka pasur të nevojshme të marrë pjesë në një konkurrim, sepse ka qenë e pranishme me koncerte, klipe dhe albume, siç ishte dhe koncerti i fundit në Milano së bashku me grupin “Elita 5” dhe Ylli Bakën. Ndërkohë që shumë ftesa Jolanda merr tashmë nga programet televizive për të qenë e ftuar në panelet e tyre, si një artiste e njohur e viteve ’80, që vazhddon karrierën tashmë. “Për natyrën time të hapur preferoj të shkoj vetëm në emsionin e Arian Çanit ‘Zonë e Lirë’, pasi vetëm atje ndihem komode, sepse më pëlqen shumë Çani si moderator profesional, është i thjeshtë dhe i thotë gjërat hapur”, tregon ajo.

Jeta e Jolandës pas viteve ‘90

Ka qenë një femër me shumë humor, por ajo vetë ka pohuar se jeta e vështirë e një artisteje në emigracion e ka ndryshuar disi. U largua nga Shqipëria në vitin ’91, si shumë shqiptarë të tjerë dhe për 10 vite nuk shkeli fare në Shqipëri, aq sa shumë këtu menduan se ajo e kishte ndërprerë karrierën muzikore. Gjatë këtyre viteve, ajo pohon se ka vazhduar të këndojë në Zvicër, Gjermani e Londër. Rikthimin e parë e bëri me një album dhe disa të tjerë, ndërsa aktualisht është duke punuar për një klip dhe album të ri. Edhe pse është e pranishme në Shqipëri, Jolanda shprehet se këto do të jenë rikthime të shkurtra profesionale, pasi vendbanimi i saj do të vazhdojë të jetë Athina, ku jeton me bashkëshortin dhe djalin e tyre.

Ritet për trup në formë

Është shquar për pamjen e ëmbël, zërin karakteristik dhe shtatlartësinë që e dallonte nga këngëtaret e tjera të brezit të saj, siç ishte dhe Parashqevi Simaku, me të cilën ka qenë shoqe e ngushtë dhe ende e ruan miqësinë tashmë në distancë, pasi ajo jeton në SHBA. Por vitet kalojnë dhe secila femër ka sekretet e saj për ta mbajtur rininë sa më shumë pranë vetes. “Kam marrë ca kilogramë këto kohë, por me shumë vullnet do t’i heq brenda tre muajsh”, thotë Jolanda. Ajo sqaron se gjithsesi nuk ka komplekse për linjat dhe moshën, pasi çdo femër është e bukur. Fizikun thotë se e ka dhuratë nga nëna e saj e ndjerë, Pina (motra e aktores Tinka Kurti), atlete dhe hedhëse gjyleje, disku dhe që ka thyer disa rekorde brenda e jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që për ta mbajtur trupin në formë ajo nuk merret me sporte të rënda, por me vrap dhe hedhje litari, që i kanë rezultuar të suksesshme për rënien në peshë. Gjithashtu ajo preferon shumë udhëtimet me motor, që është një nga hobet e saj edhe momentalisht, për të mos përjashtuar ushqimet e zgjedhura dhe konsumimin e ujit me shumicë.

Mosha: 49 vjeçe

Gjatësia: 170 cm

Dalja e parë në skenë: 16 vjeç

Martesa: 21 vjeç

Hobi: Motorët

 

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Marina Vjollca duket se do t'i thotë lamtumirë televizionit "Top Channel".

Gazetarja e njohur Ilva Tare ia ka dalë mbanë ta mbajë të bijën larg syrit të publikut për 2 vjet me radhë.  

Dy persona humbën jetën, ndërsa 120 të tjerë u plagosën gjatë tërmetit që ra mbrëmjen e djeshme në ishullin Kos, në Greqi.

Prej ditësh tashmë aktorët e “Portokallisë” vijojnë turin në qytete të ndryshme të vendit duke dhuruar performancat e tyre.

E ndërsa Maldivet të konsideruara si ‘parajsa mbi tokë’ janë kthyer në destinacionin e preferuar të pushimeve për VIP-at, Alketa Vejsiu k

Me nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator, pas muajve të verës, pritet të ndezë motorët edhe edicioni i katërt i spektaklit “Dance W

Prej vitesh me radhë kemi dëgjuar shpesh për vetëvrasjen e shumë prej yjeve të botës muzikore.

Aktorja sexy nga Durrësi Olta Gixhari, si pjesë e jurisë së festivalit të filmit ndërkombëtar “PriFilm Fest” në Prishtinë, ësht

Një nga lajmet më të diskutuara të muajve të fundit ka qenë marrëdhënia e reperit Majk dhe Majlindës, ish-të dashurës së tij.

Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima njihet si stiliste e re në fushën e modës shqiptare.