Dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit të saj, e veja e Chester Bennington është fejuar. Talinda Bennington njoftoi lajmin në mediat sociale.

"Jam e lumtur të njoftoj fejesën me engjëllin tim, Michael F,"-shkroi ajo mbrëmjen e së premtes në Instagram. "Unë jam këtu për t'ju thënë se mund të gjeni dashurinë pas tragjedisë."

Lideri i Linkin Park dhe Talinda  u martuan në vitin 2005. Rokeri i famshëm i dha fund jetës në vitin 2017. Ai u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare pasi luftoi me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.

"Vdekja e të dashurit të zemrës nuk do të thotë vdekje për ju,"-tha 42-vjeçarja. "Familja ime, miqtë dhe vëllezërit e Linkin Park e kanë pranuar Michael në familje me krahët hapur."

I fejuari i saj nuk u publikua në postim, por TMZ raporton se ai është një zjarrfikës në Los Angeles. Një nga anëtarët e grupit të Bennington, Mike Shinoda uroi Talindën për lajmin e mirë: "Unë ju kam uruar tashmë të dyve personalisht, por po ju uroj përsëri! Keni gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë!"

Bennington dhe Talinda kanë tre fëmijë së bashku: djalin Tyler, 13 vjeç dhe vajzat binjake Lillyn e Lilan, 8 vjeç. Këngëtari i ndjerë ka edhe 3 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme: Jaime, 23 vjeç, Isaiah, 21 vjeç dhe Draven, 17 vjeç.