Koncerti i 11 shkurtit që riktheu në Shqipëri këngëtaren e njohur Elvana Gjata, duket se nuk do të kalojë pa komente thumbuese nga koleget e saj por edhe moderatoret e emisioneve rozës.

Një ndër ta është "Prive" i moderatores kosovare Liberta Spahiu. Edhe pse bukuroshja e kosovës nuk e ka konfirmuar ende, përflitet prej kohësh që ajo është në një lidhje me kantautorin shqiptar Flori Mumajesi, me të cilin Elvana gjithmonë është diskutuar për histori dashurie.

Në emisionin e të shtunës "Prive", ku Liberta përveçse e moderon është edhe producente, u transmetua një kronikë televizive ku analizonte arsyen e kthimit të artistes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në terma të tjera, ajo la të kuptohej se kjo eksperiencë mund të konsiderohej një "zhgënjim" apo një "dështim" i saj në SHBA me klipin "Forever is Over", që sipas kronikës në fjalë, nuk përmbushi pritshmëritë e vetë Elvanës në radhë të parë, pasi nuk mori klikimet e mjaftueshme për t’u konsideruar një sukses.

Pas kësaj, u përmend kthimi i saj në Shqipëri me bashkëpunëtorë shqiptarë si një kthim pas në karrierën e saj.