Moderatorja e njohur Fiori Dardha i ka prekur të gjithë ndjekësit e saj përmes një postimi në Instagram teksa ka ndarë me ndjekësit e saj periudhën më të vështirë, kur e ëma  e moderatores ishte prekur nga kanceri i gjirit.

Fiori shkruan se kishte vendosur që të mos fliste për këtë ngjarje, por pas postimeve të ndryshme në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, edhe ajo ia dedikoi një postim.

Moderatorja rrëfen se për shkak të kësaj sëmundjeje kishte humbur një person shumë të dashur dhe asaj i duhej të përballej sërish me të, kur i kishte prekur mamanë, e cila fatmirësisht ka arritur ta kapë në kohë kancerin dhe ta mposhtë atë. 

POSTIMI I MODERATORES

Kam pare shume postime ne kete muaj ndergjegjesimi per kancerin e gjirit.

Kisha vendosur te mos e permendja fare kete dreq semundjeje, sepse me duket sikur, po e permende, ajo e mallkuar kujtohet per ty, per familjen tende.

Kam humbur nje person shume te shtrenjte nga kanceri i gjirit dhe sikur te mos mjaftonte, m’u desh te perballesha serish me te kur semundja preku mamin tim.

Por sot dua te them vetem dicka:

Mami im e mposhti semundjen, vetem sepse e konstatoi ne nje faze te hershme.

Kur zbulohet qe ne fazat e para, kanceri i gjirit eshte plotesisht i kurueshem!

Me besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falenderoj Zotin dhe mbi te gjitha mjeket qe sugjeruan kontrollin per te, pavaresisht se nuk kishte asnje simptome te semundjes.

Mos neglizhoni!

Me kete semundje nuk behet shaka!

P.S: Per mjeket dhe stafin e sherbimit onkologjik: mirenjohja ime per ju eshte e pamate!  Jeni heronj te vertete!