Michela Persico, e fejuara e Daniele Rugani-t (mbrojtësi i Juventus), ka dhënë një intervistë për revistën italiane "Chi'.

Preteksti ka qenë programi televiziv "Kapitenet" që do të transmetohet këtë të premte në kanalin "Spike".

Një program ku do të marrin pjesë katër vajza të tjera, të cilat janë të lidhura me futbollistë: Jessica Melena, Silvia Slitti, Erjona Dzemaili dhe Emilie Nef Naf.

Persico i ka dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve të "nxehta":

"Seksi para ndeshjes? Jam dakord, por nuk jam unë ajo që luan. Nëse ëndërroja të lidhesha me një futbollist? Jo, por ka ndodhur. Kirurgji estetike? Kam ribërë gjoksin. Eliminimi i Italisë? Kam qarë, mendoja për ëndrrën e shuar të Daniele-s", ka thënë ajo.