Moderatorja e njohur nga Durrësi e "TVSH", Hygerta Sako është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më simpatike shqiptare dhe në postimet e saj në rrjete sociale na dëshmon që jo më kot ka fituar një konkurs bukurie.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku publikon foto nga përditshmëria e saj. Mirëpo, si rrallëherë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj së fundmi një foto ku shfaqet tërësisht pa make-up.

“Pa gjumë, pa make-up dhe pa probleme”, ka shkruar moderatorja pranë fotos ku duket edhe më e bukur se e trukuar.