Artisti durrsak, Olen Çesari është një nga personazhet publikë që me violinën e tij ka arritur të jetë shumë i suksesshëm përtej kufijve por që nuk dihet asgjë për jetën private.

Pak ditë më parë kur gazetari Ervin Kurti e pyeti se kur do martohej, Oleni iu përgjigj "Na lini rehat se jemi mirë", ndërsa mbrëmë në emisionin "XIng me Ermalin", violinisti  ka treguar për herë të parë se prej 3 vitesh është i fejuar.

"Po kam 3 vjet që jam fejuar, është shqiptare, është super njeri, muzikante. E marr ndonjëherë me vete në udhëtime", tha Oleni pa dhënë më shumë informacione rreth vajzës që i ka vjedhur zemrën.