Edhe pse nuk e kanë pranuar se janë në një lidhje, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduar Grishaj përfliten prej kohësh se janë bashkë.

Moderatorja dhe regjisori i programit të saj, "Dua të të bëj të lumtur" ndodhen në Barcelonë bashkë me pjesën tjetër të stafit nga ku kanë postuar foto të shumta në grup, por edhe vetëm.

Por një foto në profilin e Arbanës na bën të mendojmë se ata tashmë nuk do e fshehin më faktin që janë në një marrëdhënie dashurie. Të buzëqeshur, pranë njëri-tjetrit, të dy shfaqen mjaft të lumtur.