Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër të një djali për herë të parë më 21 shkurt, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë, Zëri.

Fillimisht të gjithë u çuditën nga emri që çifti zgjodhi për djalin dhe të shumtë ishin ata që i gjykuan për këtë zgjedhje. 

Mirëpo, i ftuar së fundmi në emisionin "Nd'rrimi Natës", Gjiko ka zbuluar se e kujt ishte idea për emrin; Zëri.

"Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri", tregoi reperi.