Moderatori i njohur, Isli Islami, ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Teksa u është përgjigjur pyetjeve të shumta që ka marrë në “Instastory”, moderatori ka treguar se do ishte i gatshëm të provonte aktrimin.

"E shikon veten në ndonjë film? (Mendoj se do ishe një yll Hollywdi si aktor)", i shkruan një fans/e.

"Aaa më ke gjetur midenë. Më kanë thënë që kam plastikë shumë të mirë për aktor. Nuk e kam mbyllur asnjëherë atë derë, kështu që kush e di. Pastaj ne ‘Hollywood’ më çove larg, edhe një Kinostudioje këtu s’do i kisha thënë jo", ka thënë Isli.

Përveç moderimit, Isli ka treguar se ka dhe një talent në të kënduar. Ai ka kënduar në emisionet e tij e madje ka qenë i ftuar dhe në “The Voice” ku ka lënë pa fjalë publikun me zërin.