E talli në emision, Besmir Metani për Ermalin: S'di si të marrin kompjuterët përsipër ty

20/02/2018 - 12:49

Teksa ishte e ftuar të shtunën që lamë pas në "Xing me Ermalin", Elvana Gjata u rikthye pas në kohë duke risjellë në vëmendje edhe një herë eleminimin tek "Ethet e së premtes", një show muzikor nga i cili kanë dalë shumë emra të muzikës shqiptare.

"Ishe te Ethet? A të skualifikuan?" pyet Ermali në një moment Elvanën."Ka qenë në garë për skualifikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualifikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. D.m.th. Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualifikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk di d.m.th. Besmir Metani", – përsëriti disa herë Ermali si për të krahasuar suksesin e Elvanës në muzikë dhe Metanit i cili tashmë drejton emisionin e mëngjesit në Ora News.

Moderatori Besmir Metani, i cili  prej vitesh i është përkushtuar më shumë prezantimit sesa muzikës, i është përgjigjur Ermalit përmes një postimi në Instagram, ku tregon se komentin që bëri moderator i Xingut, e ka marrë në sensin e shakasë.

"Elvana Gjata, fiks 15 vite më parë në shkurt, e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh. Ermal Mamaqi, nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota sesa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay, edhe mos të të duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjerët bashkë. E sa për zërin tim, o zoti këngëtar, unë s’di si të marrin kompjuterët përsipër ty. Ermal, je Loti Vu".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë të rralla rastet kur nënë e bijë janë bashkë në ekran, por edhe kur janë veç njëra-tjetrës nuk shpëtojnë kurrë nga pyetjet për rapor

Teksa protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, reperi i njohur Noizy sheh si zgjidhje të situatës dialogun mes studentëve dhe krye

Elvana Gjata duket se rikthimin e saj do ta bëjë me koncerte. Pas një heshtjeje të gjatë, ajo, mesa duket, ka dhënë shenja jete.

Këngëtarja nga Kosova, Arta Memedi ka treguar publikisht se nuk e pëlqen reperen Tayna, të cilën e thumbon vazhdimisht në intervista dhe

Para 7 vitesh, gazetarja dhe moderatorja shqiptare Eni Vasili u përfol se ishte e fejuar me konsullin e Rumanisë.

Rita Ora është një këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

David dhe Victoria Beckham janë një prej çifteve me marrëdhënien më jetëgjatë në showbiz, por prej disa kohësh po flitet për një krizë me

Cila femër do të refuzonte një përqafim nga aktori i famshëm Brad Pitt?

Fluturimi i reperit Lil Pump në Los Anxheles u ndërpre sepse agjentët e TSA-së gjetën drogë në valixhet e tij.

Këngëtarja Rezarta Shkurta prej kohësh është larguar nga muzika dhe më shumë se për ndonjë projekt muzikor është vënë në qendër të vëmend