Jennifer Aniston (50) ka pozuar topless duke theksuar se ajo nuk është në lidhje, por është e hapur për një gjë të tillë.

“Kur të vijë dhe të trokase në zemrën time, do ta mirëpres”, ka thënë ajo kur është pyetur për ndonjë lidhje të re.

Aniston mbush 50 vite këtë vit, por ajo duket se ka ndalur numrat dhe është në formë të mirë, ku ka pozuar e zhveshur për revistën Bazaar.

Në këtë intervistë ajo ka thënë se nuk është në lidhje me askënd, sepse është shumë e zënë me punë dhe se nuk ka kohë shumë që të mëndoj për lidhje.

Por, biondina ka thënë se ajo ende beson në dashuri dhe nëse ndonjë ofertë e mirë do ti vije, ajo do ta mirëpriste atë.

“Nëse dikush me troket në derë, do të mirëpritet. Nuk jam tip i vajzave që them ‘jo, e kam lënë këtë punë. Nuk do të ndodhë kurrë më’, pasi konsideroj se mundem dhe i marr në konsideratë ofertat e mira”, ka thënë aktorja e komedive romantike.