Dua Lipën do të shkojë sërish në Prishtinë për koncert.

Pas një koncerti që mbajti në Parkun e Gërmisë në vitin 2016, Dua do të rikthehet në vendin e saj me një tjetër koncert gjatë muajit gusht të këtij viti. 10 gushti është data kur ylli botëror do të argëtojë publikun shqiptar me këngët e saj.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Instagram.