Elhaida Dani ishte vitin e kaluar një nga pretendueset kryesore për të marrë kupën e “Këngës Magjike”, që i shkoi Anxhela Peristerit për një diferencë shumë të vogël pikësh.

Por pavarësisht zhgënjimit ajo është rikthyer sërish këtë vit në konkursin e këngës, me synimin për të rrëmbyer çmimin e madh.

Madje me humor Elhaida ka kërcënuar edhe Ardit Gjebrean, teksa ka publikuar një foto me moderatorin dhe  Eni Çobanin, ajo shkuar: "Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq."