Këngëtarja e njohur Elvana Gjata e pranoi më në fund se është në një lidhje të re dashurie.

E pyetur me shaka nga Ermali në "Xing", të cilin e kishte ftuar në shtëpinë e saj, se edhe sa kohë mendon të qëndrojë beqare, Elvana është përgjigjur me titullin e një prej këngëve të saj të reja të albumit “3”.

“Po mirë mi goc, vajte 62 vjeçe dhe beqare mbete tërë jetën”,-i ka thënë Ermali.

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar. E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do ta…ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”,-deklaroi Elvana.

Nga ana tjetër Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot”.