Elvana Gjata flet për herë të parë për ndarjen nga Flori Mumajesin

17/02/2018 - 21:57

Elvana Gjata i ka dhënë fund pas 15 vitesh bashkëpunimit në muzikë me këngëtarin Flor Mumajesi dhe grupit të tij, “Three dots”.

Kjo “ndarje” shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë. Por sot këngëtarja nuk ka ngurruar të flasë lidhur me këtë çështje. E pyetur nga Ermal Mamaqi për shkëputjen nga Mumajesi dhe “Three dots”, ajo u shpreh:

“Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performancë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët, por më duhet të ndjek dritën tani”, tha këngëtarja. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka bërë gjithnjë të ditur “nepsin” e tij për ushqime të ndryshme.

Paul McCartney ka mbajtur një koncert live në Londër, ku 1 orë pas nisjes së tij i është bashkuar edhe Ringo Starr, për të kënduar së bas

Ajo është një nga nënat e reja më seksi në showbiz-in shqiptar. 

Sabri Fejzullahu ka zgjedhur që të vijë në një projekt të ri muzikor me këngëtaren Morena, e cila u shpall “Miss Kosova” në vitin 2010.

Justin Bieber ka filluar një kapitull të ri romantik me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin, por në zemrën e tij ka ende një hapësirë për

Kontakti i fundit mes Thomas Markle dhe Meghan Markle daton në maj në prag të martesës së saj me princin Harry.

Qysh në fëmijëri ishte në qendër të vëmendjes dhe tani si një kampione e stilit, Kendall është bërë modelja më e paguar e botës si dhe më

Dua Lipa dhe Paris Hilton janë yje shumë të famshme, secila në fushën e saj, ndërsa kur bëhen bashkë, padyshim që marrin vëmendjen e fans

Në lajmet që qarkullojnë lidhur me familjen mbretërore, thuhet se princi William mendon se Meghan po e largon Harry-n nga familja.

Mbase, po të mos ishte për “Kënga Magjike”, këtë detaj mund të mos e kishim kapur, por paparazzi i Panorama Plus i ka ndjekur këngëtarët