Trailer-i i filmit “2 Gisht Mjaltë” i cili doli në datën 26 shkurt, u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Shpërndarjet, pëlqimet dhe komentet ishin të shumta rreth komedisë në fjalë, ndërkohë u lajmërua se më datën 28 mars të gjithë do të kishin mundësinë ta shikonin filmin në të gjitha kinematë shqiptare, por jo vetëm.

Mbrëmjen e sotme, vetëm një ditë përpara publikimit të filmit, konkretisht në premierën e komedisë, janë publikuar imazhe të dy protagonistëve kryesorë… të Ermal Mamaqit dhe të Elvana Gjatës.

Në një foto të bërë publike nga “revistawho.com” vëmendjen e të gjithëve duket se e ka marrë këngëtarja e cila duket rrëzëllitëse!

Ajo ka zgjedhur të veshë një fustan ngjyrë bizele të shkurtër, paksa të hapur rrëzë kofshës, dhe me mëngë të gjata. Ndërsa flokët e kapura bisht i shkojnë tej mase me fustanin. Realisht ajo shkëlqen!