Këngëtarja dhe së fundmi moderatorja Evi Reçi ndonëse ka lindur në Durrës, ajo dhe familja e saj ka jetuar më shumë jashtë Shqipërisë, në fillim në Greqi dhe më pas në Itali.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Evi ka treguar se fillimet në një shtet të ri janë të vështira dhe sfiduese, por që ia kanë dalë të përshtaten me kulturën dhe shoqërinë e shteteve ku kanë jetuar.

Këngëtarja ka rrëfyer se e ëma punonte si mësuese violonçeli në një shkollë greke dhe kjo ka qenë disi e pazakontë për emigrantët e asaj kohe:

“Greqia… ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violonçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshe imazhi i shqiptarëve në atë kohë”.