Enca është “Mbretëresha e Instagramit” në vendin tonë, e cila kryeson listën me plot 1.9 milionë ndjekës. Ajo ka lënë pas shumë emra të njohur të ekranit, mes tyre Luanën e cila renditet e dyta me 1.4 milionë, në vend të tretë Era Istrefin dhe më pas Noizy-n me 1.3 milionë.

Pikërisht për këtë arsye, ajo ka bërë pjesë të Instastory-t të saj reperin e njohur pasi ka postuar një video ku tregohen artistët shqiptarë me më shumë ndjekës në Instagram.

Këngëtarja që dikur ka qenë pjesë e labelit të Noizy-t dhe kanë kryer të dy bashkëpunime të suksesshme, por tanimë nuk flasin me njëri-tjetrin prej kohësh, shprehet se është ajo “Numri 1” dhe uron veten nëpërmjet videos, duke i hedhur kështu “karshillëk” të tjerëve, e mbi të gjitha rivalit të saj.