"Nëse dëgjoj vetëm edhe një këngë për Gucci apo Louis, do të vjell."

Kështu është shprehur këngëtarja e njohur Ruensa Haxhiaj përmes një postimi në Insta Story-n e saj.

Si duket, Enca është mjaft e bezdisur nga tekstet e kolegëve të cilët përmendin emrat e markave të njohura, për të treguar lluksin me të cilin jetojnë.

Lind pyetja, me cilin nga kolegët e ka ekzaktësisht Enca?

Mos vallë ajo po thumbon Noizyn i cili ditën e djeshme ka lançuar këngën e tij të re në bashkëpunim me Ledrin?

Kujtojmë që një pjesë e tekstit të këngës thotë: "Kom pas ëndrra me ble rolex, erdhi koha dhe bleva rolex…"