Eneda Tarifa kthehet me ish-burrin?! (FOTO)

12/06/2018 - 16:46

   Këngëtarja Eneda Tarifa ishte në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj, në mediat rozë u aludua gjatë për arsyen se pse çifti shkoi drejt këtij vendimi pas një kohe të gjatë që qëndronin bashkë.

Këngëtarja ka folur disa herë për këtë çështje, por asnjëherë nuk e tha publikisht se cilat qenë arsyet që çuan në divorc lidhjen e tyre 15-vjeçare.

Por pasi u fol gjatë për to, çifti është rishfaqur serish bashkë nëpër qytet dhe në shoqëri të vajzës së tyre.

Duket se Eneda dhe ish-bashkëshorti i saj kanë vendosur të kalojnë një fundjavë së bashku dhe të shoqërojnë vajzën e tyre të vogël në një kënd lojërash.

Ata janë fotografuar nga “Tiranapost”, e cila ka bërë publike edhe imazhet e tyre. Mes çiftit gjithçka ka përfunduar me mirëkuptim dhe ata kanë vendosur të jenë miq, por edhe prindër të mirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka treguar së fundmi detaje nga projektet e tij të fundit muzikore.

Programi i fundjavës, “Shiko kush luan”, erdhi edhe këtë të shtunë plot argëtim e surpriza.

Me ardhjen në jetë të Ajkës, Xhensila u shkëput për disa muaj nga muzika, por sot këngëtarja shumë e dashur për publikun i gëzoi të gjith

Në disa raste të veçanta shpesh yjet e njohura sjellin imazhe nga arkiva e tyre.

Tashmë është zyrtare: Neymar është sërish beqar!

Luis Fonsi ka marrë shtatë tituj Guinness World Records falë këngës që kryesoi listat e tabelave në janar 2017.

Hailey Baldwin ka paraqitur më 10 tetor kërkesën për vendosjen e mbiemrit të saj të ri ''Bieber'' si markë tregtare.

Nëpërmjet postimeve në profilin e saj në Instagram, Era Istrefi lajmëroi fansat se ndodhet në Amsterdam.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar klipin e saj më të ri me titull “Monster”.