Eni Koçi është një nga këngëtaret më të komentuara për jetën private dhe që prej vitit të kaluar, lidhja e saj me Genc Prelvukajn ka qenë në qendër të vëmendjes së medias.

Dyshja është pyetur nëpër intervista të ndryshme, por gjithnjë e kanë mohuar të kenë qenë bashkë duke u deklaruar beqarë. Ndërsa fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Sot më në fund Eni e ka deklaruar hapur se është e dashuruar. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke kënduar dhe shkruan “E dehur në dashuri, po ju jeni?”, i pyet ajo fansat.