Era Rusi është nga ato personazhe të njohur që në mediat rozë emri i saj pothuajse asnjëherë nuk përmendet. Pra për sa i përket jetës private ajo është hermetike.

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptarja ishte e ftuar në “E Diell”, ku dhe u ngacmua për jetën private. Era rrëfeu edhe një histori e cila, me sa duket, nuk ka shkuar siç duhej.

Meqenëse telefoni i saj ishte djegur, iu desh që të përdorte atë të shokut të saj për t’u marrë vesh me kolegët që do të shkonte në koncertin e radhës. Padashur, kishte harruar tualetet në makinë dhe i kërkon ‘Atij’ të zbresë (nga kati i shtatë i banesës) dhe të shkojë t’ia marrë, por i lutet t’ia lërë telefonin: “Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare”, rrëfeu këngëtarja.

Pasi shkuan afër vendit ku do të mbahej koncerti, Era ia kërkon sërish telefonin mikut të saj. “Atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhat e tjera, por ai jo… Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?”, bëri një pyetje retorike Era.